Një punonjës i EULEX-it është pezulluar nga puna dhe po hetohet, ndërsa disa të tjerë janë transferuar, pasi janë akuzuar për sjelle raciste ndaj shqiptarëve.

Ata shërbenin në sigurimin e shefit të EULEX-it, i cili personalisht tha se e ka marrë me përgjegjësi këtë cështje.

Ai deklaroi se është përgjegjës për gjithë misionin, por nuk mund të kontrollojë sjelljen e gjithëkujt.

“Ajo që dua të them është se këtë e kemi marrë me seriozitet. Kemi filluar një hetim dhe po presim rezultatin. Unë jam përgjegjës për gjithë misionin, por nuk mund të kontrolloj sjelljen e cdokujt. Do presim hetimet për të ndërmarrë hapa”, deklaroi De Marnhac.

Ndërsa ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuci vlerësoi se sjelljet personale të disa individëve nuk do të dëmtojnë marrëdhëniet mes misionit evropian dhe institucioneve të Kosovës.

“Vendimi i De Marnhac është në përputhje me parimet demokratike. Veprimet individuale nuk i prishin marrëdhëniet tona. Megjithatë, ndaj këtyre veprimeve duhet të merren masa në bazë të ligjeve”, tha Kuci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA