
Votuesit finlandeze kanë errësuar planet e Bashkimit Europian për të ndihmuar financiarisht Portugalinë, duke i dhënë një të pestën e votave partisë-kundërshtare të monedhës së përbashkët, “finlandezët e vërtetë”.
Në ndryshim nga vendet e tjera të euro-zonës, parlamenti i Finlandës, ka të drejtën të hedhë në votë kërkesat e BE-së për fondet e dorëzanisë dhe partia në fjalë, një euro-skeptike e bindur, mund të minojë përpjekjet për nxjerrjen e Lisbonës nga telashet financiare.
Madje sipas BBC-së, një qeveri kundërshtuese në Finlandë rrezikon të bllokojë me veton e saj çdo lloj marrëveshjeje të ardhshme dorëzanie.
Rezultati përfundimtar i votimeve tregoi se “finlandezët e vërtetë” kanë siguruar 39 vende në parlamentin 200 anëtarësh, duke u konsideruar si fituesit e vërtetë të këtyre zgjedhjeve, ndonëse shumicën e votave e kanë marrë partia konservatore nacionaliste e pasuar nga social-demokratët.
Humbësi i madh ishte nga ana tjetër partia e qendrës e kryeministres Mari Kiviniemi, e cila ka marrë vetëm 16 përqind të votave.
Ndërsa finlandezët e vërtetë, megjithëse renditen të tretët, i kanë shumëfishuar votat e tyre, çka shihet si mjaft domethënëse.
Kryetari i kësaj partie Timo Soini u shpreh i kënaqur me rezultatin e tha se shpreson hyrjen në qeveri.
Duhet të respektoni vullnetin e popullit të Finlandës, deklaroi Soini, i njohur si njeriu i kundërshtimeve.
Në fakt, ai dhe forca politike që drejton janë kundër ndihmave financiare për vendet e BE-së të zhytura në borxhe, si Greqia, Irlanda apo Portugalia, kërkojnë daljen e Finlandës nga euro-zona, kundërshtojnë martesat e të njëjtit seks dhe paralajmërojnë ligje më të rrepta kundër abortit.
Top Channel