Burkina Faso, përhapet rebelimi i ushtrisë
18/04/2011 15:15
Një rebelim i ushtrisë në shtetin afrikan të Burkina Fasos po merr përmasa gjithmonë e më të mëdha, ndërsa katër qytete janë përfshirë në këtë kryengritje.
Protesta të forcave ushtarake janë duke u zhvilluar në qytetet Kaja, Po dhe Tenkodogo, të cilët i janë bashkuar kryeqytetit Ouguadu.
Garda e republikës i është bashkuar rebelimit së bashku me policinë. Për momentin, kërkesat janë vetëm ekonomike, pasi kërkohen vetëm pagat e mospaguara prej disa muajsh.
Megjithatë, sipas ekspertëve, situata në vendin e Afrikës Perëndimore është shumë delikate, ndërsa ekzistojnë shenja se rebelimi mund të shndërrohet në një grusht shteti.
Top Channel