Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që nga ndërhyrja në Kosovë të nxjerrë mësime të cilat t’i aplikojë për ndërhyrjen në Libi.

Në një intervistë për një agjenci gjermane lajmesh, Zanier është shprehur se faktori ndërkombëtar hyri në Kosovë në vitin 1999 pa një strategji daljeje.

“Ka mësime që bashkësia ndërkombëtare duhet t’i nxjerrë dhe një prej tyre është se kur merren nisma të kësaj natyre, siç janë ndërhyrjet ushtarake, është e nevojshme të kemi dhe një strategji dalëse”, ka deklaruar Zanier.

Sipas tij, për Kosovën nuk kishte një strategji të qartë përderisa cështja e statusit pas ndërhyrjes ushtarake u bazua në idenë “të shohim e të bëjmë”.

Ai ka shtuar më tej se edhe sot situata është e ngjashme me atë të një dekade më parë, pasi pas ndërhyrjes ushtarake faktori ndërkombëtar mori anën e Serbisë.

“Me shpalljen e pavarësisë Kosova nisi rrugën e saj, por nuk ka arritur ende t’i shkojë deri në fund. Aktualisht ajo është e bllokuar në mes të rrugës”, ka shtuar Zanier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA