Meksikë, arrestohet “maçoku” i kokainës

16/04/2011 21:15

Forcat meksikane të sigurisë kanë arrestuar Bruno Garcia Arreola, i njohur ndryshe si “maçoku”, eksponent i njohur i karteleve të drogës Tihuana dhe Sinaloa.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, të cilat nënvizojnë se “maçoku” kërkohej që prej vitit 2003 nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara.

Sipas burimeve, mbi të rëndojnë akuzat e trafikut të armëve, shpërndarjes së drogës dhe pastrimit të parave të pista që vinin nga këto aktivitete.

Por, përvecse një trafikant droge, “maçoku” ishte edhe anëtar i një grupi muzikol në qytetin Tepik, në veri-lindje të Meksikës, ku dhe u arrestua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA