HRW: Gedafi përdor armë të shkatërrimit në masë

16/04/2011 00:50

Organizata dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, akuzuan forcat e Gedafit në Libi se po përdorin një sërë bombash të cilat janë të ndaluara në më shumë se 100 vende.

Human Rights Watch njoftoi se një prej fotografëve të saj kishte parë që mbi qytetin e Misuratës të hidheshin tre bomba të tipit Mat-120 mm, që shpërthejnë në ajër duke u shpërbërë në 21 pjesë të vogla e duke mbuluar një zonë të gjërë ku shkakton dëmë.

Këto lloj bombash, thotë HRË, janë të ndaluara në mbi 100 vende të botës pasi shkaktojnë dëme tek civilët. Por autoritetet libiane, pro-Gedafit e hodhën poshtë një akuzë të tillë ndërkohë që kanë intensifikuar sulmet e tyre për të marrë Misuratën, qyteti i vetëm perëndimor në duart e rebelëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA