Ministri kosovar i FSK-së, Agim Ceku dhe komandanti i trupave të KFOR-it, Erhard Byhler kanë vizituar sot serbët e kthyer në fshatin Dragolec të Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria e FSK-së, përmes një komunikate për shtyp në të cilën thuhet se vizita e dy zyrtarëve është bërë për t’u treguar banorëve serbë interesin që ka për ta shteti kosovar.

Sipas njoftimit, Ceku dhe Byhler kanë garantuar banorët për përkushtimin e tyre në përmirësimin e kushteve të jetesës për personat e rikthyer.

“Biseda mes dy zyrtarëve dhe banorëve serbë ka qenë e lirë, e sinqertë dhe me mjaft emocione”, thuhet më tej në komunikatën zyrtare.

Gjithashtu, Ceku dhe Byhler kanë vizituar edhe qendrën mjekësore të Brigadës së Reagimit të Shpejtë, e cila kujdeset për serbët e rikthyer në Dragolec.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA