Algjeri, 14 të vdekur në një atentat

16/04/2011 18:10

Të paktën 14 persona kanë vdekur në një atentat të kryer nga një grup terrorist ndaj një postoblloku policor në Azazga të Algjerisë.

Lajmin e bën të ditur shtypi lokal, sipas të cilit mes viktimave janë 10 ushtarakë, plus terroristët që humbën jetën në fund të një shkëmbimi të ashpër zjarri.

Sulmi ka ndodhur pothuajse dy muaj nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, e vendosur në vitin 1992 për të vënë nën kontroll rebelimin islamik.

Ndërkohë, presidenti Abdelaziz Bouteflika, i cili udhëheq Algjerinë prej 12 vitesh, premtoi mbrëmë në një fjalim televiziv reforma kushtetuese, në mënyrë që të forcohet demokracia në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA