Serbi, opozita protestë për zgjedhje të parakohëshme
15/04/2011 23:35
Opozita serbe organizon ditën e shtunë një protestë për të kërkuar zgjedhje të parakohëshme, ku sipas tyre pritet të marrin pjesë 100 mijë persona.
Forcat opozitare në Beograd akuzojnë qeverinë aktuale si paaftë për të nxjerrë vendin jashtë krizës së thellë ekonomike dhe për të luftuar korrupsionin.
Në shesh pritet të zbarkojnë mjekë, arsimtarë e policë të pakënaqur me qeverinë aktuale. Opozita shprehet e sigurtë se në shesh ditën e shtunë do të zbresin të paktën 100 mijë persona.
Top Channel