Numri dy i Al Kaedës, Ayman al Zawahiri, u ka bërë apel myslimanëve në Afrikën Veriore që të luftojnë kundër forcave të NATO-s në Libi.
“Dua të tërheq vëmendjen e vëllezërve tanë myslimanë në Libi, Tunizi, Algjeri dhe në vendet e tjera. Nëse amerikanët dhe forcat e NATO-s hyjnë në Libi, atëherë fqinjët e saj në Egjipt, Tunizi dhe kudo tjetër duhet të ngrihen e të luftojnë, si mercenarët e Gaddafi-t, ashtu edhe NATO-n”, ka deklaruar Al Zawahiri në një video-mesazh.
Ndërkohë, gjatë natës në Libi janë kryer një sërë sulmesh kundër tankeve të armatosura të forcave pro-kolonelit në rajonin perëndimor të Zentenit.
Këtu po shumfishohen përleshjet e trupave me rebelët, të cilët kanë marrë nën kontroll lokalitete të shumta të rajonit.
Lajmin e kanë bërë të ditur dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes, sipas të cilëve avionët e NATO-s kanë vijuar fluturimet deri në mëngjes.
Ditën e djeshme, Aleanca njoftoi se kishte goditur katër tanke të armatosura të ushtrisë në të njëjtën zonë.
Top Channel