Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka zhvilluar dje një takim me homologun e tij belg, Andre Flahaut.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e mira mes dy institucioneve analoge dhe kryetarëve të tyre.

Krasniqi dhe Flahaut kanë rënë dakord që të thellojnë marrëdhëniet, si dhe e kanë vënë theksin tek nevoja për formimin e grupeve parlamentare të miqësisë së mirë, të cilat të bëjnë takime të rregullta.

Top Channel