Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, organizoi një manifestim masiv në kryeqytetin Sana, gjatë të cilit iu adresua mbështetësve të tij duke denoncuar protestat dhe duke premtuar se do të qëndrojë në pushtet.
Saleh, i cili përballet prej më shumë se dy muajsh me protesta të fuqishme, deklaroi se turma e mbështetësve i jep legjitimitet qëndrimit të tij në pushtet.
Në të njëjtën kohë me fjalimin e njeriut që drejton prej 32 vitesh vendin më të varfër të Lindjes së Mesme u realizuan protesta anti-qeveritare në disa qytete të tjera, ndërsa përleshje janë raportuar në Taiz.
Saleh refuzoi më parë gjatë javës një ofertë të Arabisë Saudite dhe Katarit për të luajtur rolin e ndërmjetësve me opozitën, duke thënë se një ofertë e tillë përbënte një ndërhyrje në punët e brendshme të Jemenit.
Top Channel