Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në nje takim shefin e EULEX-it, Xavier de Marnhac në zyrën e saj në Prishtinë.

Kryetarja e shtetit shprehu vlerësimin e saj për punën e EULEX-it dhe përcolli gjithashtu gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Kosovës për të bashkëpunuar me këtë mision.

Nga ana e tij, zoti De Marnhac e uroi presidenten për zgjedhjen në krye të vendit, duke i uruar asaj sukses në kryerjen e detyrave të veta.

Ai gjithashtu e njohu presidenten Jahjaga me punën e EULEX-it, duke theksuar angazhimin e misionit që të punojë me institucionet e Kosovës për ta përmirësuar më tej sundimin e ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA