Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm përfshin Greqinë, shtatë zona në ‘alarm të kuq’
Një atentator vetëvrasës ka sulmuar një xhami në Siberon të Indonezisë, duke vrarë veten dhe duke plagosur 28 persona të tjerë.
Shumica e të plagosurve janë oficerë policie, të cilët ndodheshin për arsye sigurie në xhami, ku po bëheshin lutjet e së premtes.
Bëhet fjalë për atentatin e parë vetëvrasës në dy vitet e fundit, por që vjen pas një seri kërcënimesh të bëra së fundmi me letra-bombë.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar për mediat e huaja se atentatori ishte ulur mes besimtarëve kur papritur aktivizoi eksplozivin.
“Ai po lutej kur papritur erdhi shpërthimi. Ishte gjëja e fundit që pash”, ka treguar një dëshmitar i quajtur Anton për agjencinë e lajmeve “Detik”.
Edhe zëdhënësi i policisë indoneziane, Bachrul Alam ka deklaruar se për momentin dyshohet për një atentat vetëvrasës.
Top Channel