Ministri Francez i Mbrojtjes deklaroi sot se vendi i tij do të lobojë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së për të miratuar një rezolutë të re, e cila do të lejojë NATO-n që të arrijë objektivat e saj në Libi.
Gerard Longuet dha këtë deklaratë pasi një letre të përbashkët të nënshkruar nga drejtuesit amerikanë, francezë dhe britanikë, në të cilën shkruhet se nuk mund të nënshkruhet asnjë paqe me kolonel Muammar Gaddafi-n në pushtet.
Rezoluta aktuale i jep të drejtë NATO-s të ndërhyrë vetëm për mbrojtjen e jetës së civilëve, por në të nuk është përfshirë asnjë klauzolë që flet për ndryshimin e regjimit.
Ndërsa bombardimet kanë hyrë në muajin e tyre të dytë, midis aleancës janë shfaqur përçarjet e para, ndërsa një propozim i mëparshëm i Britanisë dhe Francës për të intensifikuar fushatën e bombardimeve u hodh poshtë.
Top Channel