Egjipt, Mubarak do të pyetet në spital
15/04/2011 21:55
Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, do të merret në pyetje edhe pse është në gjendje të dobët shëndetësore, pas pësimi të një arresti kardiak.
Siç lajmëruan mediat e vendit më të madh të botës arabe, 82-vjeçari do të zhvendoset shumë shpejt nga spitali ku po kurohet në Sharm el-Sheikh, në një spital ushtarak, për të mundësuar marrjen e tij në pyetje nga hetuesit.
Disa ditë më parë, një mandat arresti u lëshua ndaj ish-presidentit, që në të njëjtën ditë pësoi krizën.
Ai dhe dy djemtë e tij do të përballen me akuza midis të cilat më të rëndat janë vrasja dhe shpërdorimi i fondeve publike.
Top Channel