Ushtarë në Burkina Faso duket se po ndërmarrin një grusht shteti, lajmëroi BBC gjatë drekës së sotme.
Antarë të gardës presidenciale nisën një kryengritje gjatë mbrëmjes së djeshme dhe kryeqyteti Ougadogu u trondit nga të shtënat e vazhdueshme në ajër.
Për momentin nuk është e qartë nëse protesta për pagat e prapambetura është një grusht i vërtetë shteti, por dihet se edhe reparte të tjera ushtarake i janë bashkuar lëvizjes.
Presidenti Blaise Compaore do të takohet me një të dërguar të OKB-së më vonë gjatë ditës, por vendndodhja e tij mbahet sekrete, pasi u largua nga kryeqyteti ku nuk ishte i sigurt.
Aktualisht, Ougadogu është i qetë. Compaore udhëheq vendin që prej vitit 1987, por trizira kanë nisur në vendin e varfër me 16,7 milion banorë, “të eksportuara” që nga Bregu i Fildishtë fqinj.
Top Channel