Misioni EULEX ka ngritur akuza ndaj tre serbëve të akuzuar për krime lufte të kryera në Kosovë, në vitin 1999.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave bëhet fjalë për Sllobodan Martinovic, Srecko Martinovic dhe Svetlana Stojanovic.

Burimet shtojnë se hetimi që po zhvillohet ndaj tyre është nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Top Channel