
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka uruar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë.
Në mesazhin e saj, zonja Clinton ka vlerësuar zgjedhjen për herë të parë të një femre presidente në vendet e Ballkanit, gjë që sipas saj do të frymëzojë shumë femra të tjera në mbarë rajonin.
Më tej shefja e diplomacisë amerikane ka garantuar zonjën Jahjaga për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme të SHBA në forcimin e shtetit të Kosovës.
“Të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për forcimin e qeverisjes dhe shtrirjen e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, si dhe për zgjerimin e njohjeve të saj”, është shprehur Clinton.
Clinton dhe Jahjaga janë takuar gjatë vizitës që sekretarja amerikane zhvilloi në Kosovë vitin e kaluar.
Top Channel