Greqia, jo ristrukturimit të borxhit
13/04/2011 18:00
Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu ka hodhur poshtë mundësinë e ristrukturimit të borxhit të vendit.
Vitin e kaluar Greqia shmangu falimentimin falë paketës së ndihmave prej 110 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në këmbim, qeveria greke zvogëloi pensionet dhe rrogat në sektorin publik, ndërsa rriti tatimet dhe moshën e daljes në pension.
Top Channel