Kryeministri Hashim Thaci u ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës përvjetorin e tretë të miratimit të Kushtetutës.

Thaci është shprehur se, dita e Kushtetutës shënon kurorëzimin e përpjekjeve shekullore të Kosovës për t’u bërë entitet i barabartë me kombet e lira dhe sovrane.

“Kosova për herë të parë sanksionoi vullnetin demokratik të qytetarëve të saj duke shprehur të drejtat dhe obligimet e individit dhe të shoqërisë me frymëm më të lartë demokratike”, ka deklaruar Thaci.

Top Channel