Kosovë, tjetër arrestim për krime lufte
07/04/2011 21:25
Policia e Kosovës dhe seksioni i EULEX-it për krimet e luftës kanë arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në krime lufte.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave personi në fjalë akuzohet për trajtim cnjerëzor të civilëve në Kosovë, në vitin 1999.
Sipas burimeve, operacioni është kryer në orët e mëngjesit, por identiteti i të arrestuarit është mbajtur i fshehtë nga autoritetet.
Në kuadër të kësaj cështjeje, agjentët e policisë evropiane dhe ata të asaj vendase kanë bastisur edhe një banesë në Lipjan.
Burimet shtojnë më tej se operacioni ishte autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it, ndërkohë që hetimet po koordinohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Top Channel