SHBA pret provokime të reja nga Peniani

06/04/2011 20:40

Korea e Veriut mund të marrë në konsideratë sulme dhe provokime të reja, bëri të ditur një gjeneral i lartë amerikan përpara Kongresit ditën e sotme, ndërsa theksoi se Uashingtoni duhet të jetë i gatshëm për cilindo skenar nëse do të lindë nevoja.

”Jam i shqetësuar për mundësinë që Korea e Veriut të ndërmarrë më shumë provokime dhe sulme”, deklaroi drejtuesi më i lartë i forcave amerikane në bazën koreanojugore, gjenerali Walter Sharp.

”Peniani mund të paraqesë disa sfida me të vërtetë serioze për ne, prandaj duhet të jemi të përgatitur për çdo mundësi”, shtoi Sharp.

Tensionet në Korenë e Veriut arritën kulmin e tyre fillimin e këtij viti, duke rrezikuar një konlikt të armatosur midis dy vendeve që u ndanë nga një lufta e viteve 1950-53.

Bombardimit të një ishulli dhe mbytjes së një luftanije nga shteti komunist, Seuli zyrtar iu përgjigj me stërvitjet ushtarake më masive të realizuara në historinë e tij.

Në prapaskenë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë duke punuar ngushtë për të bërë të mundur qetësimin e situatës midis dy aleatëve të tyre përkatës në gadishullin Korean.

Top Channel