Përmbyset anija me 300 emigrantë në det
06/04/2011 14:40
Janë rreth 130-150 (disa burime flasin për 300 persona në bord) të zhdukurit pas mbytjes së një anijeje gjatë natës, rreth orës 4, në Kanalin e Siçilisë.
Mes viktimave janë edhe gra dhe fëmijë.
Deri tani janë parë rreth 20 kufoma dhe janë shpëtuar 48 persona.
Në zonën e mbytjes po veprojnë avionë dhe anije të rojeve bregdetare italiane, që kanë lëshuar në det jelekë shpëtimi.
Top Channel