Malmstrom: Riatdhesim urgjent të emigrantëve

06/04/2011 14:10

Të gjendet menjëherë një marrëveshje në selinë e BE-së mbi një plan për riatdhesimin e refugjatëve që vijnë nga Libia dhe Afrika Veriore dhe të jemi të gatshëm për të vënë në zbatim, nëse është e nevojshme, direktivën mbi mbrojtjen e përkohshme.

Kjo është kërkesa e komisares evropiane për punët e brendshme të BE-së, Cecilia Malmstrom në një letër dërguar këtë mëngjes qeverive të 27 vendeve anëtare.

Kërkesa është bërë në kuadër të mbledhjes së Këshillit të ministrave të Brendshëm të BE-së që do të mbahet të hënën dhe të martën e ardhshme në Luksemburg.

Top Channel