
Apeli i themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, ndaj ekstradimit në Suedi për t’u përballur me akuzat e përdhunimit, u fiksua në datën 12 korrik.
Gjykata e Lartë Britanike ka parashikuar që për dy ditë të ritrajtojë çështjen tepër të bujshme të australianit që prej kohësh publikon sekrete të vjedhura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera.
Avokatët e 39-vjeçarit i kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa theksojnë se mënyra se si është trajtuar çështja kundër Assange përbën një shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas tyre, ekstradimi në Suedi është hapi i parë i një skenari më të gjerë, i cili do të përfundojë me dërgimi e Assange për t’u përballur me drejtësinë amerikane për akuzën e spiunazhit, e cila në bazë të kodit penal amerikan është e dënueshme deri me vdekje.
Top Channel