Japoni, TEPCO do të derdhë ujë radioaktiv në det
04/04/2011 10:45
TEPCO, institucioni menaxhues i impiantit bërthamor të Fukushimës, në Japoni, nga dita e nesërme mund të derdhë në Oqeanin Paqësor 15 mijë tonë ujë radioaktiv, me një përqëndrim rrezatimi të vlerësuar rreth 100 herë mbi limitin ligjor.
Bëhet fjalë për një nivel “relativisht të ulët”, sipas kompanisë.
Lënia vullnetare e ujit radioaktivë, ka shpjeguar TEPCO, është pjesë e tentativës për të përshpejtuar punimet për të çuar çentralin nën kontroll.
Sidoqoftë derdhja e ngarkesës në det, në çdo mënyrë, është një plan ekstrem.
Top Channel