Izrael, në gjyq “truri” i Hamasit

04/04/2011 16:20

Izraeli informoi sot se do të nisë një proces gjyqësor ndaj një inxhinjeri palestinez, i cili besohet se ka ndihmuar grupin militant të Hamasit që të zhvillojë raketat me të cilat godet territorin e shtetit hebre.

Dirar Abu Sisi u pengmorr prej shërbimeve sekrete të Izraelit, Mossad, ndërsa ishte në Ukrainë, ku po aplikonte për të fituar qytetarinë ukrainase.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, duke mbrojtur arrestimin ilegal prej shërbimeve sekrete, e konsideroi Sisin si një njeri të rëndësishëm të Hamasit, ndërsa siguroi se: “Kemi fituar informacione të vlefshme prej tij”.

Familja e inxhinjerit është shprehur me revoltë, ndërsa ka mohuar çdo lidhje të të afërmit të saj me grupin militantist.

Sisi u paraqit sot në një gjykatë në qytetin e Bershevës, ku u njoh me akuzat kundër tij, të gjata 15 faqe. Midis të tjerave, ai akuzohet se është një antar aktiv i akademisë ushtarake, ku mëson taktika terroriste për rekturët e Hamasit.

Besohet se ka zhvilluar raketa dhe teknologji të tjera, që bëjnë që ai të jetë i përfshirë në vrasje të qytetarëve të pafajshëm, ndërsa thuhet se ai ka lidhje të ngushta me të shumëkërkuarit Ahmed Jabari dhe Muhammad Deif.

Sisi rrezikon dënimin me vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB