Bangladesh, grevë kundër barazisë seksuale

04/04/2011 10:05

Të paktën 100 persona janë arrestuar në Bangladesh gjatë një greve të përgjithshme të organizuar nga një grup islamik fondamentalist kundër ligjeve të futura pas 8 marsit në favor të grave, norma të konsideruara si “antiislamike”.

Në kryeqytetin e Daka shkollat dhe dyqanet janë mbyllur dhe qarkullojnë pak autobusa dhe taksi.

Protesta do të zhvillohet pjesërisht edhe në qytetet e tjera të vendit, veçanërisht në Daka ku kanë ndodhur disa incidente që kanë shkaktuar plagosjen e dhjetra personave.

Top Channel