SHBA, ulet niveli i papunësisë

02/04/2011 00:55

Papunësia regjistron nivelin më të ulët në dy vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, 8.8 përqind e amerikanëve figurojnë si të papunë, 0.1 përqind më pak se muaji shkurt i këtij viti.

E shprehur në vende pune, statistikat flasin për 216 mijë vende të reja pune të hapura nga ekonomia amerikane, shumë më tepër nga parashikimet e Departamentit të Punës.

Shumica e vendeve të reja të punës, përcaktojnë autoritetet, janë krijuar në sektorin privat, kryesisht në tregun e shërbimeve.

Top Channel