Luftime në Bregun e Fildishtë

02/04/2011 21:45

Luftime të ashpra po zhvillohen për të tretën ditë rradhazi në qytetin Abixhan, të Bregut te Fildishtë. Besnikët e presidentit Alasan Ouatara po luftojnë për të marrë nën kontroll pallatin presidencial dhe kazermat ushtarake që mbahen nga përkrahësit e Bagbos vendodhja e këtij të fundit ende nuk dihet.

Beteja për Abixhanin është e fortë, me luftime të ashpra pranë bazës ushtarake të Agban-it. Situata brenda qytetit është e paqartë, ka raportime që ushtarët që mbrojnë bazën po luftojnë mes tyre.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mbi 430 persona u vranë në qytetin perendimor Dokou gjatë kësaj jave, ndërsa agjencitë e ndihmave, flasin për 800 deri në 1000 viktima.

Televizioni shtetëror RTI është tani në duar të besnikëve të Bagbos. Një ushtarak i lartë, i shoqëruar nga forcat e sigurisë dhe mbrojtjes, lexoi një deklaratë duke kërkuar mobilizimin e ushtarëve për të mbrojtur institucionet shtetërore.

Banorët e Abixhanit shprehen të frikësuar për të lënë shtëpitë. Shumë prej tyre thonë se kanë mbetur pa ushqim, shumë dyqane janë mbyllur dhe janë regjistruar shumë plaçkitje.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon tha për BBC, se Bagbo duhet të japë dorëheqjen dhe t’ia kalojë pushtetin, presidentit të zgjedhur në mënyrë të ligjshme, zotit Outara, i cili do të nisë proçesin e ripajtimit dhe zbatimit të ligjit.

Top Channel