Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso do të zhvillojë javën e ardhshme një tur në Ballkan, ku do të takohet me zyrtarë të vendeve të ndryshme.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ballkanase, sipas të cilave në këtë tur bie në sy anashkalimi që Barroso do t’u bëjë Tiranës, Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas burimeve, presidenti i KE do të ndalet në Shkup, Zagreb, Sarajevë dhe Podgoricë, ku do të takohet me eksponentët më të rëndësishëm politikë.

Zyra e shtypit e zotit Barroso nuk ka dhënë sqarime përse presidenti ka vendosur të mos vizitojë tre vendet e sipërpërmendura.

Top Channel