Fukushima, evakuim afatgjatë për banorët
01/04/2011 11:30
Evakuimi i banorëve pranë zonës së Fukushimës, në Japoni, do të jetë afatgjatë, kanë deklaruar autoritetet lokale.
Shumë prej dhjetra mijëra qytetarëve të evakuar nga zona përreth centralit bërthamor po jetojnë në strehime të përkohshme.
Njoftimi i autoriteteve ka ardhur pasi nivele të larta të radiacionit u zbuluan për herë të parë në ujë, pranë një prej impianteve të 6 reaktorëve.
Ndërkohë, një kërkim masiv ka nisur për të gjetur mbetjet e personave që kanë humbur që nga dita e tsunamit, numri i saktë i viktimave të të cilit nuk dihet ende.
Deri tani është konfirmuar vdekja e mbi 11 mijë e 500 personave, ndërkohë që rreth 16 mijë e 500 të tjerë nuk janë numëruar.
Top Channel