Zvicër, letër bombë në Swissnuclear, 2 të plagosur
31/03/2011 14:15
Një letër-bombë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në zyrat e Swissnuclear (Federata e Industrisë Bërthamore e Zvicrës), në Olten, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
“Shpërthimi – ka pohuar një zëdhënës i policisë së kantonit të Soletta – ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në 8:15 kur është hapur letra”.
Dy të plagosurat janë dy bashkëpunëtore të Swissnuclear, të dyja të transportuara bë spital, mes së cilave edhe gruaja që hapi letrën. Plagët nuk duken të rëndë.
Top Channel