Pakistan, sulmohet politikani i Wikileaks

31/03/2011 16:05

Të paktën dhjetë persona mbetën të vrarë në veri-perëndimin e Pakistanit, pasi një sulm kamikaz vendosi në shënjestër një lider radikal fetar e politik, bënë të ditur burime të policisë vendase.

Dy prej të vrarëve në shpërthimin në qytetin e Harsadës ushin truprojat e Maulana Fazlur Rehman, një prej politikanëve më popullorë në Pakistan.

Ndonëse partia e tij, Jamiat Ulema-e-Islam ndodhet pranë disa grupimeve militante, Rehman është vendosur në shënjestër të talebanëve pasi një kabllogram i Wikileaks zbuloi se ai kishte mbajtur kontakte të fshehta me amerikanët.

Ndonëse një parti opozitare, Jamiat Ulema-e-Islam luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën politike të Pakistanit, pasi çdo vit formon koalicion me partinë fituese dhe fiton pozicione kyçe në qeveri.

Top Channel