Libi, NYT: Agjentët e CIA-s e MI6-s, në krahë të rebelëve

31/03/2011 09:15

Në Libi veprojnë prej disa javësh agjentët e CIA-s që mbajnë kontaktet me rebelët dhe që mbledhin informacione mbi forcat e Muammar Gheddafi.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e New York Times, pasi Abc News kishte dhënë lajmin se Barack Obama ka nxjerrë një urdhër presidencial që autorizon operacionet sekrete të inteligjencës amerikane në vendin afrikanoverior në mbështetje të operacioneve në vijim.

Në krahë të CIA-s janë edhe dhjetra agjentë britanikë të MI6 që bashkëpunojnë në mbledhjen e të dhënave mbi armatosjen e forcave të Gheddafi dhe mbi objektivat e sulmeve ajrore e bombardimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA