Libi, Gaddafi minon vendin

31/03/2011 17:05

Organizata që mbron të drejtate njeriut, Human Rights Watch sinjalizon praninë e minave anti-njeri dhe anti-tank ne Axhdabija, të vendosura nga forcat besnike të kolonelit Muammar Gaddafi.

Bëhet fjalë për mina të prodhimit rus, por dhe atij brazilian dhe egjiptian, të fshehura në një zonë mbrojtese në lindje të Sirtës, qyteti i lindjes së Gaddafi-t, një bazë e rëndësishme nga e cila janë nisur trupat e kolonelit në ofensivën e fundit.

Dy fusha të mbjella me mina u zbuluan nga vëzhguesit pas tërheqjes së besnikëve të Gaddafi-t, të cilat ndodheshin në anë të rrugës, 150 km në jug të fortesës së kryengritësve, Bengazit.

Fusha e parë ndodhej pranë disa shtyllave të tensionit të lartë, jo shumë larg rrugës Axhadabija-Bengazi, në një zonë me rërë. Pastruesit e minave nxorrën prej andej 24 mina anti-tank dhe 30 apo 40 anti-njeri.

Fusha e dytë, me të njëjtin numër minash u gjet pranë disa ndërtesave, një kilometër më larg. Përdorimi i minave i shton një dimension të ri konfliktit në Libi.

Ky vend nuk ka firmosur Traktatin e Ndalimit të Minave të vitit 1997, i cili në cdo rast, sic raporton agjencia e lajmeve “Reuters”, nuk ndalon përdorimin e minave anti-tank. Organizata humanitare i bëri apel qeverisë libiane që të ndalojë menjëherë vendosjen e këtyre minave.

Top Channel