Kosovë, miratohet buxheti i 2011-s
31/03/2011 14:50
Në Kuvendin e Kosovës është miratuar ligji për buxhetin e vitit 2011. Me 66 vota pro, 25 kundër dhe 12 abstenime, deputetët i kanë dhënë dritën jeshile buxhetit që parashikon rritjen e pagave, por edhe privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Subjektet politike opozitare e kanë kundërshtuar përfshirjen e PTK-së në kuadër të ligjit për buxhetin, meqë sipas tyre kjo është një shkelje e Kushtetutës.
Por, kryeministri i Kosovës e ka cilësuar buxhetin e vitit 2011 si buxhet të zhvillimit ekonomik, për një Kosovë europiane.
Ai po ashtu tha se ndihet krenar që për një kohë të shkurtër ka arritur të realizojë premtimin për rritjen e pagave, për disa kategori.
Top Channel