
Kina publikoi sot një dokument ku shkruhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e rrisin prezencën ushtarake në rajonin e Azisë dhe Paqësorit, duke e bërë këtë zonë “më të pasigurtë”.
Sipas Pekinit zyrtar janë rritur edhe operacionet e drejtuara kundër Kinës. Komentet ishin bërë në një dokument zyrtar rreth Mbrojtjes Kombëtare, një botim zyrtar i autoriteteve.
Më shumë se nga vetë përmbajtja, dokumenti është i rëndësishëm pasi tregon mënyrën se si shteti komunist sheh zhvillimet e fundit në zonën përreth tij.
”Ndryshime të thella janë duke ndodhur në sfondin ushtarak dhe strategjik në Azi dhe Paqësor. Superfuqië botërore janë duke rritur investimet e tyre strategjike, ndërsa konkurrenca ushtarake ndërkombëtare mbetet shumë e fortë”, mund të lexohej në tekstin qeveritar.
Sipas tij, SHBA është duke u përpjekur të forcojë ndikimin e saj në zonë dhe po përfshihet në aleanca më të gjëra me fuqi rajonale. Njëkohësisht, fuqia në rritje e Kinës i ka shqetësuar veçanërisht të huajt, që po përpiqen të hyjnë më shumë në punët e vendit.
Ndonëse vizita e Presidentit të Kinës, Hu Jintao, në SHBA, shërbeu për të afruar dy superfuqitë gjatë shkurtit, tensioni ka mbetur i lartë.
Top Channel