
Monitoruesit amerikanë të krizës bërthamore japoneze i rekomanduuan autoriteteve vendase që të zgjerojnë zonën e sigurisë përreth centralit atomik të dëmtuar të Fukushimës.
Për momentin, zona e evakuimit është prej 20 kilometrash, por sipas Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore nivele të rrezikshme po regjistrohen deri 40 kilometra larg.
Ndërkohë, nivelet e jodit radioaktiv në ujin pranë reaktorëve të dëmtuar kanë arritur një rekord prej 4 385 më të lartë se norma maksimale e lejuar.
Që prej tërmetit që dëmtoi rëndë reaktorët në datën 11 mars, asnjëherë nuk ishte regjistruar një nivel kaq i lartë rrezatimi, çka bën të besohet se pas informacioneve të kufizuara që japin autoritetet japoneze, situata po përkeqësohet.
Kompania energjitike që drejtonte centralin e Fukushimës, Tepco, lajmëroi ditën e mërkurë se të gjithë reaktorët do të mbyllen, pasi kriza të përfundojë.
Kryeministri Naoto Kan deklaroi se do të rishikojë planin e tij për të ndërtuar 14 reaktorë të rinj deri në vitin 2030.
Në datën 11 janar, Japonia u godit nga tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në historinë e vendit, katastrofë që ka shkaktuar deri tani 11 mijë viktima dhe 16 mijë të humbur.
Top Channel