Fukushima, në ndihmë 140 ushtarakë amerikanë

31/03/2011 10:25

Një skuadër prej 140 ushtarakësh amerikanë e specializuar në kontrollin e radioaktivitetit, do të jetë shumë shpejt në Japoni, në kuadër të përpjekjeve për të përballuar emergjencën në Fukushima.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri japonez i Mbrojtjes duke folur për përpjekjet ndërkombëtare për të normalizuar gjendjen në reaktorët e dëmtuar nga tsunami dhe tërmeti i 11 marsit të shkuar.

Ndërkohë toka vazhdon të lëkundet. Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë është ndjerë në prefekturën e Miyagi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA