Bregu i Fildishtë, sanksione kundër Gbagbo

31/03/2011 02:40

Këshilli i Sigurimit miratoi në unanimitet sanksionet kundër presidentit në fuqi në Bregun e Fildishtë, Laurent Gbagbo, që qendron në pushtet edhe pas humbjes së zgjedhjeve.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e llogarive bankare të Gbabgos dhe ndalimin e udhëtimit për Gbagbon, bashkëshorten, fëmijëve dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të tij.

Masa e ndërmarrë kundër Gbagbos ka ardhur pas episodeve të dhunës që përfshinë Bregun e Fildishtë ku dhjetra persona gjetën vdekjen. Protestues opozitarë akuzojnë presidentin aktual për vjedhje të votave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA