B.Fildishtë, ushtria lë në baltë Gbagbo-n

31/03/2011 15:25

Presidenti i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, është pranë humbjes së luftës për të mbajtur me forcë pushtetin, pasi shefi i ushtrisë së tij kërkoi strehim politik në Afrikën e Jugut, pranë ambasadës së këtij vendi në Abixhan.

Philipe Mangou, një prej njerëzve më të besuar të Gbagbo-s, mbërriti në ambasadë së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Ky zhvillim ndodhi pasi forcat e kandidatit fitues të zgjedhjeve, Alassane Ouattara, pushtuan kryeqytetin administrative, Jamusukro dhe po rrethojnë edhe kryeqytetin fiktiv, Abixhan.

Gbagbo mobilizoi ushtrinë për të mbrojtur pozicionin e tij si president, pasi humbi zgjedhjet e nëntorit përballë Ouattara-s, veprim që zhyti vendin në një luftë civile.

Top Channel