
Njeriu më i kërkuar në Guatemalë dhe një prej bosëve më të rrezikshëm të drogës në Amerikën e Jugut u arrestua sot, pas një bashkëpunimi të forcave guatemalase me agjentët amerikanë.
Disa dhjetëra ushtarë dhe helikopterë policie mbërritën në qytetin e Kuetzaltenangos, duke arrestuar Juan Ortiz Lopez-in në shtëpinë e tij, e shndërruar në një fortesë të vërtetë.
Ai besohet se ka ngritur një prej sistemeve më të efektshme të transportimit të drogës në kontinent, ndërsa nëpërmjet Meksikës ishte në gjendje të fuste sasi të mëdha substancash narkotike në tregun amerikan.
Ortiz akuzohet edhe për shumë vrasje e rrëmbime personi. “Siç quhet në zhargonin e policisë, kemi kapur një peshk të madh”, deklaroi Ministri i Brendshëm i Guetemalës, Carlos Menocal.
Më parë gjatë muajit, presidenti Barack Obama premtoi 200 milion dollarë ndihma për luftën kundër krimit të organizuar për vendet e Amerikës Qëndrore.
Top Channel