Heqja e premtuar e gjendjes së jashtëzakonshme në Siri nuk ka ndodhur, pasi presidenti Bashar al-Assad nuk iu referua në asnjë moment kësaj pike në fjalimin e mbajtur përpara parlamentit.
Gjendja e jashtëzakonshme mbetet në fuqi në Siri që prej vitit 1963 dhe ajo i jep kompetenca të zgjeruara policisë dhe ushtrisë. Heqja e saj është një prej kërkesave kryesore të demonstruesve dhe ishte premtuar më parë nga autoritetet.
Në fjalimin e tij të gjatë, Assad u shpreh vetëm për nevojën e reformave, por çdramatizoi situatën duke thënë se reformat janë gjithmonë të nevojshme, prandaj ato nuk janë bërë të domosdoshme prej protestimeve.
Njëkohësisht, njeriu që drejton vendin me 22 milion banorë që prej 11 vitesh, premtoi një kundërveprim të shpejtë të shtetit, për të shtypur me forcë “puçin e keqbërësve të organizuar nga interesa të huaja në Siri”.
Assad morri pushtetin në vitin 2000, pasi babai i tij autoritar udhëhoqi vendin për më shumë se tre dekada.
Top Channel