Siri, Assad: Do të mposhtim puçistët

30/03/2011 15:05

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, sfidoi protestuesit në vendin e tij duke deklaruar në parlament se pushteti i tij nuk do të rrëzohet nga një “puç i keqbërësve dhe interesaxhinjve të vegjël”.

”Siria është shndërruar në një shënjestër nga jashtë. Koha, formati i protestave janë të gjitha të organizuara”, deklaroi Assad-i në fjalimin e tij.

”Dera nuk është zgjedhur rastësisht për t’u shndërruar në qendër të protestave, pasi historia e këtij qyteti e bën atë një simbol për të gjithë sirianët. Megjithatë, ne jemi të vendosur të kryejmë reforma të shpejta dhe kjo nuk vjen si pasojë e protestave, por sepse në Siri zëri i secilit qytetar është dëgjuar gjithmonë”.

Ndërkohë, demonstrata të tjera u zhvilluan sot në rrugët e vendit, duke detyruar policinë që të përdorte gaz lotsjellës dhe shkopa gome për të shpërndarë manifestimet.

Më shumë se 60 persona janë vrarë deri tani në protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në qytetin jugor të Derës.

Protestuesit në Siri kërkojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe më shumë të drejta demokratike. Assad udhëheq vendin me 22 milion prej 11 vitesh, pasi trashëgoi pushtetin nga babai, i cili udhëhoqi në mënyrë autoritare mbi tre dekada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA