Sipas raportit të UNHCR për vitin që lamë pas, 2010, numri i azilkërkuesve ka pësuar një rënie prej 5 për qind. Por kjo rënie nuk ka prekur azilkërkuesit nga Ballkani, numri i të cilëve sipas raportit është dyfishuar.
Raporti vëren se kryesimin e listës së azilkërkuesve e mban Serbia me 8 për qind, e ndjekur nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Për Kosovën janë shumë azilkërkues nëse kemi parasysh numrin e popullsisë në këtë shtet, nënvizohet në raportin e UNHCR.
Sipas këtij dokumenti, në rritje është edhe numri i azilkërkuesve nga Shqipëria, që vjen si rrjedhojë e problemeve të rënda sociale.
Gjithashtu, një tjetër element që ka ndikuar në rritjen e azilkërkuesve nga Ballkani është hyrja e disa vendeve të rajonit në zonën Schengen.
Top Channel