Pakistan, arrestohet terroristi i shumëkërkuar

30/03/2011 16:00

Një prej terroristëve të shumëkërkuar, organizues i sulmit të përgjakshëm në Bali, Indonezi, në vitin 2002, është kapur në Pakistan, bënë të ditur mediat ndërkombëtare.

Umar Patek, i cili dyshohet se është koka e grupit terrorist Jemaah Islamiah, është arrestuar më parë gjatë vitit, por kjo ishte mbajtur sekrete për arsye sigurie, deri në publikimin e këtij lajmi.

Indonezia ka dërguar në Pakistan një grup ekspertësh, për të punuar së bashku me Prokurorinë Pakistaneze në marrjen në hetim të terroristit, organizator kryesor i vendosjes së bombave në disa pika turistike në Bali nëntë vjet më parë, sulm në të cilin 202 persona humbën jetën.

SHBA, e cila humbi shtatë shtetas në atë sulm, e kishte renditur Patek-un si një prej të shumëkërkuarve, ndërsa kishte ofruar një shpërblim prej një milion dollarësh për çdo informacion që do të çonte në arrestimin e tij.

Petek besohet se ka marrë pjesë aktive edhe në tre sulme të tjera islamike në Filipinë. Ai ka lidhje të rëndësishme me Al-Kaedën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA