OKB i propozon azil Gedafit

30/03/2011 00:10

Kombet e Bashkuara pritet t’i propozojnë liderit të Libisë, Muamar Gedafi azil në rast se ai vendos të lërë pushtetin dhe t’i japë fund luftës në vend.

Sipas Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, një i dërguar nga OKB do të udhëtojë së shpejti në Tripoli për t’i paraqitur Gedafit propozimin e Kombeve të Bashkuara.

“Në vazhdimësi ka patur mjaft kontakte. Ashtu sic edhe e ka theksuar Liga Arabe, Gedafi ka humbur krejtësisht legjitimitetin për të udhëheqëur Libinë”, tha Klinton.

Top Channel