Presidenti Amerikan, Barack Obama, bëri të ditur sot programin e tij ambicioz, i cili synon të reduktojë me një të tretat nevojat e SHBA-së për naftë deri në vitin 2025,
Në fjalimin e tij mbi të ardhmen e burimeve energjitike, Obama theksoi se vendi i tij duhet “të mendojë seriozisht”, për të siguruar një energji të pastër dhe pak të kushtueshme në të ardhmen e afërt.
Çmimet e larta të karburanteve kanë ngadalësuar rikuperimin ekonomik të SHBA-së, ndërsa është rritur gjithmonë e më shumë pakënaqësia midis drejtuesve të mjeteve, të cilët e kanë të vështirë të përballojnë këto çmime të larta.
Sipas Presidentit Obama, vendi i tij synon që të sigurojë 80% të energjisë nga burime që nuk kanë lidhje me karbutantet, deri në vitin 2035. “Nuk mund të vazhdojmë të varemi nga çmimi në tregun e naftës”, deklaroi presidenti në një fjalim të mbajtur përpara studentëve të Universitetit të Xhorxhtauinit.
Ashtu si në të gjithë botën, edhe në SHBA çmimet e naftës kanë pësuar një rritje të madhe gjatë këtij viti, ku mesatarisht shiten 50 cent më shumë për gallon.
Rekordi kombëtar i çmimit të naftës u arrit javën e kaluar, me 3,58 dollarë. Një gallon është i barazvlefshëm me 3,8 litra.
Top Channel